Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Apeli Refuzon Ankesat e Gjykatëses dhe Djalit Sekser

Gjykatësja Safete Tolaj bashkë me djalin e saj, Fisnikun, u arrestuan dy javë më parë, një ditë pasi emisioni “Drejtësia në Kosovë” paralajmëroi transmetimin e hulumtimit.

Safete Tolajt iu shqip[tua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa Fisnik Tolaj u ndal në paraburgim.

Pasi avokatët e tyre janë ankuar në Gjykatën e Apelit, kjo gjykatë i ka vlerësuar të të pabazuara këto ankesa.

“Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate e  ka lënë fuqi aktvendimin e datës 15.01.2017, të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas të cilit, të parit i është shqiptuar masa e paraburgimi në afat prej një muaji, ndërsa të dytës ajo e arrestit shtëpiak po ashtu prej një muaji”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës së Apelit.

Fisnik Tolaj po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit, ndërsa nëna e tij, gjykatësja Safete Tolaj dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit të autoritetit zyrtar.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vlerësuar drejtë kur të pandehurve ua ka caktuar këto masa, duke vepruar në përputhje me dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në komunikatë.

Hulumtimi disamujor ishte transmetuar nga “Drejtësia në Kosovë në dy vazhdime. Madje në njërin prej episodeve të hulumtimit, Fisnik Tolaj, pretendonte se ndikimi i tij për t’i rregulluar lëndët në gjykatë arrinte deri te gjykatësit e Apelit.

Pjesa e parë

Mito nga Djali i Gjykatëses

Pjesa e dytë

Mito në Gjykatën e Deçanit 2