Ilustrim

Apeli i Policisë në Gjilan - Mos ndizni zjarre për '1 Maj'

Me anë të një njoftimi Policia e Rajonit të Gjilanit ka kërkuara nga ana e qytetarëve që për 1 maj të mos ndezin zjarre.

Sipas tyre, për 1 maj qytetarët zgjedhin natyrën që të dalin në të dhe vendet e preferuara sipas policisë janë identifikuar Kalaja e Novobërdës, malet dhe hapësirat për rreth fshatit Stanishor, kalaja e Pogragjës, dhe vende të tjera.

Policia e Kosovës do të ketë patrullime të shtuara, nëpër të gjitha lokacionet ku ka frekuentim për piknik gjatë festës së një majit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë personat që dalin në këto manifestime që në as një formë mos të ndezin zjarre, sepse ekziston rreziku i shtuar që zjarret të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të paparashikueshme, po ashtu në as një rrethanë mos të hidhen apo lihen mbeturina pas vetes ne ambientet ku festohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë të gjithë ata persona që në çfarëdo forme dhe në mënyra të kundërligjshëm degradojnë ambientin do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

“Policia e Kosovës punon për ambient të qet, prosperues dhe kujdeset për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në fund të njoftimit.