Hysri Peqani - 'Burdushi'

Apeli e lë në paraburgim “Burdushin”

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Hysni.Peçani i njohur si Burdushi.

Në njoftimin për media nga Gjykata e Apelit bëhet e ditur është  lënë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

H.P. po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të tri veprave panele nga  Kodi  Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit  262; “Shmangie nga tatimi”  sipas nenit 313 ; “Mashtrim”  nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me problemet e Burdushit me drejtësinë:

https://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-burdushin/