Anulohet konkursi për drejtor të Policisë

Konkursi për të parin e Policisë së Kosovës është anuluar gjatë ditës së sotme dhe nesër do të rishpallet prapë.

Burimet e KALLXO.com brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se konkursi është anuluar pas takimit të komisionit intervistues për pozitën e drejtorit të Policisë.

Konkursi do të rishpallet nesër dhe do të jetë i hapur për 15 ditë.

Aktualisht, shef i Policisë është U.D. i drejtorit, Naim Rexha.

https://kallxo.com/rrugetimi-i-naim-rexhajt-drejt-kreut-te-policise/

Policia e Kosovës është pa drejtor të përgjithshëm që nga muaji prill i këtij viti, kur drejtori Shpend Maxhuni ishte larguar nga ky post për të marrë të njëjtën pozitë në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë.