Foto: Zyra e Kryeministrit

Anulohet Konferenca mes Mogherinit e Haradinajt

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian në mëngjes thuhej se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për media.

Konferenca e paralajmëruar në orën 11:00, sipas faqes zyrtare është anuluar dhe Komisioni Europian nuk ka dhënë detaje pse ndodhi një gjë e tillë.

Mirëpo para pak minutash Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë lidhur me takimin e Haradinajt me Mogherinit.

http://kallxo.com/haradinaj-mogherinit-dialogu-te-perfundoje-me-njohje-nga-serbia/