Anulohen Zgjedhjet në Partesh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është urdhëruar që të përsërisë votimet në Komunën e Parteshit.

Qytetarët e Komunës së Parteshit do të duhet të dalin edhe një herë për të votuar për Kryetarin e kësaj Komune pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

PZAP pas ankesës së dërguar nga Nenad Cvetkoviç nga subjekti politik GI Narodna Sloga i cili pretendoi se zgjedhjet në tri vendvotime të Parteshit kanë qenë të manipuluara.

Në vendimin e marrë dje, PZAP urdhëroi KQZ-në që të përsërisë zgjedhjet vetëm për Kryetar të Komunës në Qendrat e Votimit në Budrigë të Poshtme, Pasjan dhe në Partesh.

Ndaj këtij vendimi, ka mundësi ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 22 tetor të këtij viti, ndërkaq raundi i dytë do të mbahet më 19 nëntor.