Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Anulohen dy fluturime për shkak të reshjeve të borës

Dy fluturime janë anuluar gjatë ditës së sotme në Aeroportin ”Adem Jashari”” në Prishtinë për shkak të reshjeve të borës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi.

“Dy fluturime të cilat janë paraparë për sot, nuk janë realizuar si pasojë e kushteve atmosferike. Po presim nëse deri në fund të ditës mund të ketë edhe ndonjë anulim për shkak të reshjeve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se fluturimi i “Austrian Airlines”, nga Viena është kthyer prapa për shkak të dukshmërisë së ulët në Prishtinë, si dhe fluturimi i “Germania”, nga Dusseldorf,  është ridrejtuar për në Shkup për të njëjtën arsye.

Gjatë gjithë ditës në vendin tonë ka pasur reshje të borës