Anton Berisha i ankohet Haradinajt, Behgjet Pacolli po e favorizon bashkëpartiaken

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha i është ankuar kryeministrit Haradinaj se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka ndarë punët ndërmjet zëvendësministrave në mënyrë joproporcionale dhe favorizuese.

Berisha ka raportuar se Pacolli e kishte injoruar gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësi rreth misioneve diplomatike, duke i ndarë më shumë përgjegjësi zv.ministres, Rejhan Vuniqi që vjen nga AKR-ja.

Zëvendësministri Berisha, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka thënë se i ka prezantuar ministrit Pacolli pikëpamjet e tij për politikën e jashtme dhe ka kërkuar që të angazhohet në misione diplomatike pasi ai ishte i vetmi nga zëvendësministrat që kishte përvojë në këtë aspekt.

“Ministri Pacolli më 16 nëntor 2017, ka dërguar një shkresë në adresë të zv.ministrave, në të cilën ka kërkuar që agjenda e takimeve të zv.ministrave paraprakisht të aprovohet nga ai, që paraprakisht nënkuptonte, në rastin konkret timin, të mos takoj ambasadorë dhe diplomatë pa aprovimin e tij”, ka shkruar Berisha në raportin e tij.

Sipas Berishës kjo kërkesë ka qenë pengesë për kryerjen normale të takimeve dhe kontakteve dhe ka ulur intensitetin e bashkëpunimit me ambasadat.

“Për hir të klimës së mirë, unë jam i përshtatur kësaj kërkese, me gjithë faktin se unë në mungesë të detyrave të deleguara nga ministri, reduktimin e aktiviteteve në iniciativë e kam konsideruar jo ndihmues”, ka thënë Berisha.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Anton Berisha.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministren Rejhan Vuniqi.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:   

Zëvendësministri: Kam qenë prezent në konferencën e kryeministrit Haradinaj

Zëvendësministri ndihet komod me karrigen

Zëvendësministri e raporton punë takimin me Ministrin

Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Zëvendësministri: Kam përfaqësuar ministrinë në përurime

Zëvendësministri i dërgon kryeministrit ‘raport shkencor’ për ndotjen

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale