Ansambli 'Shota' hap konkurs për rekrutimin e talentëve të rinj

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka hapur  konkurs për pranimin e talentëve të rinj nga fusha e vallëzimit, këndimit dhe ekzekutimit në instrumente- popullore dhe folklorike, të moshave  nga 10 deri në 16 vjeç.

Talentet e reja që do të pranohen do të bëhen pjesë e “Akademisë së të rinjve” të këtij ansambli, e cila do të nisë punën këtë viti.

Përmes një njoftimin “Shota” bënë të ditur se qëllimi i  themelimit të kësaj akademie është që të përzgjedhë fëmijët e talentuar dhe të përgatiten që në të ardhmen, potencialisht, ata të jenë gjenerata e ardhshme e ansamblit “Shota”.

‘Vijimi në akademi do të jetë falas dhe me kandidatët e pranuar do të punojnë  profesionistë të dëshmuar nga fusha e koreografisë dhe muzikës”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin për konkursin e AKKV “Shota”.

Konkursi mbeti i hapur deri më 1 shkurt të 2019.