Foto-ilustrim | Njëra nga pikat kufitare të vendit

Ankohet se i Morën 3800 Euro për ta Dërguar në Zvicër

Policia Kufitare njofton se një person është ankuar që dha para për të dalë në shtetet perëndimore, por ai që sipas tij ia mori paratë, nuk mundi ta dërgojë në vendin e premtuar.

“Viktima ka raportuar se një i dyshuar mashkull i ka marre 3800  euro kinse për ta dërguar ne shtetet e perëndimit respektivisht ne Zvicër, mirëpo i njëjti nuk kishte mundur ta realizojë marrëveshjen”, thuhet në raportin policor.

Policia bën me dije se për këtë ankesë është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është regjistruar si kontrabandim me migrantë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për arrestime dhe procese gjyqësore në lidhje me kontrabandimin me migrantë.

http://kallxo.com/gjykimi-per-dergimin-ilegal-te-nje-familjeje-ne-europe/

http://kallxo.com/arrestohet-dyshuari-per-kontrabandim-migrante/

http://kallxo.com/70-dokumentet-e-gjetura-te-te-akuzuarit-per-trafikim/