Anketë: A duhet të vazhdojnë punimet në rrugën Deçan- Plavë?

Rruga e cila e lidh Deçanin me qytetin e Plavës në Mal të Zi është shndërruar në arenë polemikash mes zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe drejtuesve të Kishës Ortodokse Serbe.

Punimet në ndërtimin e kësaj rruge u ndërprenë të shtunën, pak ditë pasi nisën, meqë Kisha Ortodokse Serbe reagoi duke thënë se këto punime po bëhen brenda Zonës Speciale të Mbrojtur.

Qeveria e Kosovës ndaloi punimet pas reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Votoni në anketën e mëposhtme nëse punimet në këtë rrugë duhet të vazhdojnë apo jo