Anija "Oriku" - Foto: Rtv21

Anija Shqiptare Shpëton 52 Emigrantë në Detin Egje

Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku”, e cila është në mision duke ruajtur kufijtë detarë në Egje, ka shpëtuar dje plotë 52 emigrantë që lëviznin me një gomone.

Sipas burimeve zyrtare, në orën 21:45, “Oriku” ka zbuluar gomonen në detin Egje.

Ajo përmbante sirianë, irakianë dhe palestinezë.

Të gjithë emigrantën më pas hipën në anijen “Frontek” shëndoshë e mirë.

Kriza në vendet e Lindjes së Mesme po i shtyn shumë prej qytetarëve të rrezikojnë jetët e tyre duke marrë rrugë të rrezikshme drejt vendeve europiane. /21Media