Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Anëtares Komisioni i Duket Kuvend i Burrave

Anëtarja e Komisionit për Punë të Brendshme Drita Millaku, duke u ankuar se nuk p i jepet fjala në këtë komision, e cilësoi atë “kuvend të burrave”.

“Po e shqyrtoj mundësinë a të jem në këtë komision, sepse po më duket si kuvend i burrave”, tha Millaku që është gruaja e vetme anëtare e tij.

Komisioni është mbledhur për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës, ndërsa Millaku gjatë fjalës s[ saj tha se e ka kërkuar fjalën a e para e po e merr e fundit në komision.

Millaku megjithatë e përkrahu kërkesën për krijimin e një grupi punues për diskutimin e gjendjes në IPK pas suspendimit të kryeshefit të këtij institucioni, Hilmi Mehmeti.

Në komision duhej të raportonte ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, por ai nuk u paraqit, ngase ishte i sëmurë.

Ministri i Sëmurë, Nuk Raporton për Gjendjen në Inspektoratin Policor