Amerikanët Habiten që Pavarësia e Tyre Festohet në Kosovë

Ushtarët e Gardës Ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë ngritur sot flamurin amerikan te shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë për nder të Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Ngritja e flamurit u bë nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport i Vushtrrisë për nder të 4 Korrikut.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi tha se ky organizim tani është shndërruar në traditë.

“Qëllimi i organizimit të këtij evenimenti është më tregu  një respekt një formë konkrete ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjithçka që kanë bërë për popullin dhe për institucionet e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, ky është një mesazh për të gjithë së populli i Kosovës ka një respekt të madh ndaj Amerikës dhe popullit të saj.

Togeri amerikan Tod Jacobus i cili është në shërbim qe 33 vjet dhe po qëndron në Kosovë në kuadër të FSK-së tha se është i lumtur që kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë.

“Është e pabesueshme se sa e madhe është mbështetja që kanë njerëzit ndaj Shteteve të Bashkua. Nuk do ta besoja që kjo ditë po festohet edhe në Kosovë prandaj në emër të 300 milionë njerëzve amerikanë faleminderit për këtë”, tha ai.

amerika2

Kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë Agim Vatovci, tha se falë Amerikës Kosova sot është e lirë.

“Ne anëtarët e shoqatës jemi përfituesit më të mëdhenj për arsye se që pesë vite janë duke na financuar dhe duke na ndihmuar në forma të ndryshme”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme në ora 17:00 në Vushtrri do të mbahet edhe një turnir në basketboll dhe  në ora 21:00 do të ketë koncert në kalanë e qytetit.

Me 4 korrik 1776 në Amerikë u nënshkruan Deklarata e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe.