FOTO - U.S. Embassy-Tirana

Amerika i dhuron armatim Shqipërisë

Ushtria Shqiptare do të ketë më shumë armatim nga tash e tutje. Kjo falë një dhurimi nga ShBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë të 37 mjeteve të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Leyla Moses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Ajo falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme dhënë Shqipërisë.

“Është me të vërtetë një kohë emocionuese për të qenë një ushtar, marinar apo pilot në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ne ju falënderojmë për angazhimin tuaj në modernizimin e Forcave të Armatosura, për angazhimin tuaj për të arritur 2% në shpenzimet për mbrojtjen, dhe për angazhimet tuaja të së kaluarës – të tashmes – dhe të ardhmes ndaj aleancës”, tha e Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones ndërsa përshëndeti së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka dorëzimin e 37 automjeteve të blinduara e rezistente ndaj pritave të minuara, të cilat do të forcojnë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë dhe do të sigurojnë fuqi vendimtare luftimi për NATO-n. “Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një udhëheqëse rajonale në Ballkan”, thuhet të ketë deklaruar ajo gjatë ceremonisë.