Ambasadori në largim: Këto janë të mirat që po i lë në Kosovë

Për rreth tre vite sa qëndroi në Kosovë në mision diplomatik, Greg Delawie, amabasadori i SHBA-së në Kosova tha se në përgjithësi është i kënaqur me progresin e Kosovës në këtë kohë.

I ftuar në intervistën e fundit para përfundimit të mandatit, Delawie përmendi disa nga fushat që konsideron se janë përparime dhe rezultat i shtyrjes së kësaj ambasade.

“Kemi arritur përparim mjaft të mirë në sundimin e ligjit; transparencë më të madhe në sistemin gjyqësor, p.sh. shumë më shumë vendime po bëhen publike, rreth 6000 sosh tash në krahasim me rreth 50 që ishin kur pata ardhur. Kemi ndihmuar në hartimin e udhëzuesit për politikën ndëshkimore ashtu që individët me lidhje politike të mos marrin ndëshkime të lehta pa arsyetim nga gjyqtari. Kemi ndihmuar në ruajtjen e Gjykatës Speciale, e cila ndjejmë se është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Delawie shtoi se në dukshëm ekonomike kanë bërë përparim në eksportet kosovare që sipas tij janë përmirësuar me 37% gjatë disa viteve të fundit.

“Kemi eksportin e mjedrave që ka shkuar prej zero në 10 milion euro në vit e që mundëson vend pune për mijëra njerëz në Kosovë. Kemi gjërat si… përveç sundimit të ligjit, e kemi markën “Prodhuar në Kosovë” që tashmë është bërë markë në Evropë dhe nëpër botë. Mendoj se kemi dhënë kontribut të rëndësishëm edhe për këtë. Jam mjaft i kënaqur me gjithçka kemi arritur gjatë disa viteve të fundit”, përfundoi ambasadori.

Përballë Jeta Xharrës, diplomati flet edhe për tema të ndjeshme që e përcollën gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë.

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të transmetohen intervistat me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropë të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: