Philip Kosnett, i nominuar për Ambasador të Amerikës në Kosovë. Foto: Facebook

Ambasadori Kosnett: Kosova ka sukses kur udhëheqin gratë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.

Ai ka treguar që muajin e kaluar është takuar me shumë gra që janë udhëheqëse në Kosovë dhe ka bërë thirrje që të përkrahen kontributet e tyre.

“Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin! Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni #WomenLeadKS – kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.