Philip Kosnett, gjatë vizitës në librarinë ‘Këndi Amerikan’ në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” BURIMI - American Corner Pristina

Ambasadori i ShBA-së viziton ‘Këndin Amerikan’ të librave në Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, mbrëmë ka vizituar librarinë ‘Këndi Amerikan’ e cila ndodhet në ndërtesën e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Aty ambasadori amerikan është pritur nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe nga stafi i Këndit Amerikan.

“Jashtëzakonisht të nderuar që ta presim ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett, në Këndin tonë që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës!”, shkruan në faqen zyrtare të American Corner në Facebook.

“Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, së bashku me stafin e Këndit Amerikan në Prishtinë, njoftuan ambasadorin për aktivitetet dhe programet e Bibliotekës dhe Këndit Amerikan. Edhe një herë i shprehim ambasadorit mirëseardhje në Kosovë”.

Për ta lexuar shkrimin e plotë të Këndit Amerikan, klikoni në link.