Ambasadori gjerman rreth emërimit të Naser Shalës: Si do të shkojë ky vend përpara

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt po ashtu ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Naser Shalës drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga Kuvendi i Kosovës.

Ai përmes një publikimi në Twitter ka thënë se me Kosova duhet të zgjedh meritorët dhe jo ata me lidhje politike.

“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.

 

Rreth këtij emërimi kishe reaguar edhe ambasada britanike pas dorëheqjes së ambasadori britanik O’Conell ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP.

https://kallxo.com/britaniket-te-pakenaqur-me-zgjedhjen-e-bashkeluftetarit-te-limajt-ne-agjencine-e-prones-ambasadori-jep-doreheqje-nga-bordi/

https://kallxo.com/ish-ushtari-i-limajt-zgjedhet-drejtor-i-agjencise-per-verifikim-te-prones/

Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë

Ish-Ushtari i Limajt Propozohet nga Qeveria për Drejtor të Agjencisë