Ambasadori gjerman kërkon rritje të sanksioneve ndaj Rusisë

Diplomati gjerman Andrij Melnyk, ka kërkuar nga Berlini dhe shtetet e tjera perëndimore të dënojnë Rusinë me rritje të sanskioneve, ndalim të importit të energjisë dhe me ndaljen e procesit të gazsjellësit NordStream 2, pasi Moska ka rrethuar tri anije të Ukrainës afër Krimesë.

Ambasadori ka dhënë edhe mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në rajon.

Shumë përfaqësues politikë evropianë kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë pas incidentit të dielën, për të cilin perëndimi ka frikë se do të zgjeronte konfliktin në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Rusia nga Ukraina më 2014.

“Gjermania duhet të mbajë një qëndrim dhe t’ja tregojë vendin presidentit Vladimir Putin”, tha ambasadori gjerman.

Në përplasjet detare që ndodhën të dielën, jashtë brigjeve të Krimesë, anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj të sulmonin anijet e Ukrainës. Gjashtë ukrainas u plagosën.

Ukraina shpalli gjendje lufte në një pjesë të vendit pas asaj që e quajti “akt të agresionit” rus. Moska tha se anijet e Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat e saj.