Ruairi O'Connell - Foto: Drejtësia në Kosovë

Ambasadori britanik: Nëse nuk ju pëlqejnë politikanët, votoni dikë tjetër

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell në bashkëbisedimin e tij virtual në Facebook, ka pranuar ankesa nga qytetarë për politikanët e Kosovës.

“Deri kur me këta politikanë kështu, kur ka me u pastru kjo Qeveri”, thuhet në komentin e një qytetari.

Ndërkaq, O’Connell është përgjigjur se nëse nuk u pëlqejnë politikanët, të votojnë dikë tjetër.

“Nese nuk ju pëlqejnë politikanët tuaj votoni dikënd tjetër, kjo është Demokracia dhe kjo mendoj është shumë e thjeshtë”, tha ambasadori britanik.

O’Connell ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në Facebook.