Ruairi O'Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Ambasadori britanik e dëshiron kualifikimin e Anglisë dhe Kosovës (Foto)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruiari O’Connell ka shkruar në Facebook pas hedhjes së shortit për “EURO 2020”, ku në Grupin A, janë  vendi i tij dhe vendi ku është duke shërbyer.

O’Connell ka shkruar se dëshiron kualifikimin e të dy kombëtareve, Anglisë dhe Kosovës, duke mos anuar tek asnjëra kombëtare.

“I dashur Zot, shpresoj që të dy palët të kualifikohemi”, ka shkruar Ambasadori britanik.

Kujtojmë, se O’Connell, pas fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit, kishte bërë një deklaratë të fuqishme duke thënë se është ëndërr e tij që të bëjë vetëm 1% për vendin e vet, sa kanë bërë Fadil Vokrri e Driton Kuka për Kosovën.

“Ëndrra ime është të bejë për vendin tim 1% ç’ka kanë bëre Fadil Vokrri dhe Driton Toni Kuka për vendin e tyre”, kishte shkruar Ruari O’Connell.

Anglia ishte njëra prej vendeve e cila kishte lobuar më së shumti për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

 

 

https://kallxo.com/deklarate-e-fuqishme-e-ambasadorit-britanik-pas-fitores-se-kosoves/