Philip Kosnett, i nominuar për Ambasador të Amerikës në Kosovë. Foto: Facebook

Ambasadori amerikan ua uron myslimanëve të Kosovës muajin e Ramazanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i ka uruar besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim të tij në Twitter ai ka uruar më të mirat për agjëruesit.

“Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ai ka shtuar se në fund të muajit do të festojnë me myslimanët e Kosovës.

“Presim që të festojmë së bashku me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”.

Gjithashtu Kosnett ka shpërndarë edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka uruar myslimanët për fillimin e këtij muaji të shenjtë për ta.