Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett. Foto: Atdhe Mulla

Ambasadori amerikan përgëzon votimin e Kuvendit për dialogun

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar klasën politike dhe Parlamentin e Kosovës për miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se mirëpret votimin e ligjvënësve dhe ka ripërsëritur mbështetjen amerikane në këtë proces.

Kosnett ka përgëzuar ligjvënësit për votimin e ekipit qeveritar për dialogun, siç është shprehur si ‘kyç për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirës’.

Të shtunën Kuvendi me shumicë votash e aprovoi rezolutën për dialogun. të propozuar nga PSD, dhe të përkrahur nga koalicioni qeveritar.