Ambasadori amerikan kundër emërimit të Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit për këshilltar të tij.

Kosnett përmes një publikimi në Twitter ka thënë se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

Po ashtu, Kosnett ka thënë se emërime të tilla vënë në dyshim sundimin e ligjit në Kosovë.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në  Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, ka shkruar Kosnett.

Emërimi i Sylejman Selimit për këshilltar nga kryeministri Haradinaj ka ngjallur reagime në Kosovë dhe jashtë saj.

Kryeministri Haradinaj kritikohet për emërimin Sylejman Selimit si këshilltarin e tij

Ndryshe, ish- komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, sot ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

www.kallxo.com