Ambasadori Amerikan kërkon nga Komunat t'i hapin kontratat

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar indeksin e transparencës në prokurimin publik të vitit 2017 për komunat e Kosovës.

Sipas KDI-së mangësitë e komunave për vitin 2017 janë: mungesa e transparencës buxhetore, mohimi i qasjes në dokumente publike, numri i ulët i dëgjimeve publike dhe ngecja e transparencës në ankande publike.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se publikimi i kontratave ndikon në vetëdijesimin e publikut dhe për një qeverisje më të mire.

“Kjo do të ju shërbej për transparencë dhe llogaridhënie për Komunat, në vitin 2018 në shumë komuna tashme veç kanë filluar t’i hapin kontratat e prokurimit publik dhe ky është një hap i mirë për një transparencë për publikun dhe kjo mund të rrit kualitetin në investimet në Kosovë” tha ai.

Greg Delawie Ambasador i SHBA-se kërkoje nga komunat që t’i publikojnë kontratat në ueb-faqen zyrtare dhe që të bëjnë dëgjime publike.

“E dimë se ka shumë komuna që janë mbrapa sa i përket kërkesave për prokurim publik. Shpresojmë që qeveritë komunale ta marrin më seriozisht. Ky indeks paraqet mundësi për komunat. Kjo vlen për kosovarët duke ju kërkuar llogari nga Komunat e tyre sepse ato punojnë për qytetarët. Kjo frymë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, tha ambasadori.

Diana Metushi Krasniqi Hulumtuese, KDI gjatë prezantimit të indeksit tha se nga 38 komuna vetëm 29 prej tyre janë përgjigjur anketës së KDI-së për zbatim të ligjit në qasjen ne dokumente publike.

“Vetën 29 nga 38 komunat janë përgjigjur anketës së KDI-së duke ofruar të dhëna mbi aktivitetet e tyre në zbatim të ligjit për qasje ne dokumente publike, 9 komuna nuk u janë përgjigjur kërkesave për informata rreth qasjes gjatë vitit 2017”, tha ajo.

Sipas raportit të KDI-së komunat të cilët nuk janë përgjigjur në kërkesat për informata janë; Dragashi, Junik, Kllokot, Leposaviq, Mitrovica e Veriut, Ranilug, Shtërpcës, Zubin Potok, Zveçan.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe kryetar të komunave të cilët shpalosen problemet sa i përket zyrës së prokurimit në komunat e tyre.

Ndër ta, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se ka suspenduar 32 punëtorë komunalë për të parandaluar korrupsionin.

Ai paralajmëroj se nëse nuk ndërmerret diçka për zyrtar të korruptuar deri në dhjetor ai do të mbyll zyrën e prokurimit.

“Unë në dhjetor kom me mbyll zyrën e prokurimit nëse nuk ndërmerret diçka deri atëherë se nuk punojë me zyrtar me aktakuza, me njerëz që e shkelin ligjin”, tha Haziri.