Ambasadori Amerikan i kërkon Thaçit ta shkarkojë Rustem Mustafën

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka kërkuar presidentit të Kosovës, shkarkimin Rrustem Mustafës, Remit nga pozita e këshilltarit.

Pas raportimit tëKALLXO.com për emërimin e Mustafës në pozitën e këshilltarit në shkurt të këtij viti, ka reaguar ambasadori amerikan, duke i kërkuar shkarkimin.

“I inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë. I kënaqur që shoh që mediat po flasin për një të dënuar për krime lufte të emëruar… shkarkimi do të dëshmonte respektim të sundimit të ligjit”, ka shkruar në Tëitter, ambasadori Philip Kosnett.

 

Rrustem Mustafa ishte shpallur fajtor nga gjykatat vendore meqë rast edhe kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e kaluar.

Para disa ditëve, Kryeministri Ramush Haradinaj kishte liruar nga detyra e këshilltarit politik, Sylejman Selimi për shkak të presion ndërkombëtar.

Pas intervistimit nga Specialja, Rrustem Mustafa, i dënuar për krime lufte, emërohet këshilltar i Hashim Thaçit

Gjithashtu, para disa ditëve nga detyrua u lirua edhe zëvendës ministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, pas që ishte dënuar nga Gjykata.