Ambasadori Amerikan Philip Kosnett

Ambasadori amerikan i gëzohet lajmit të Kosovës për ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) që të investohet në infrastrukturë dhe energji.

Ambasadori amerikan përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka thënë se “Kosova duhet të vazhdoj luftën kundër korrupsionit për të ruajtur të drejtat e përgjithshme për “kompaktin” e MCC-së”

Avancimi i Kosovës në programin ‘Compact’ nënkupton që Kosova tash e tutje mund të marrë fonde më të mëdha nga kjo korporatë.

KALLXO.com dje ka raportuar se janë vendosur flamuj amerikanë rrugëve dhe shesheve të Prishtinës gjatë është bërë pas marrjes së lajmit që Kosova ka avancuar në korporatën ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’.

https://kallxo.com/flamujt-e-amerikes-ne-prishtine-shkaku-i-avancimit-te-kosoves-ne-sfidat-e-mijevjecarit/

.