6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Ambasada e Zvicrës kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor Parlamentar për gylenistët

Ambasada e Zvicrës në Kosovë në 1 vjetorin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq ka shprehur shqetësimin e saj për mos përfundimin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Kosova dëboi gjashtë shtetas turq më 29 mars 2018, me 31 shkelje ligjore gjatë procesit të dëbimit siç është identifikuar nga Komisioni Parlamentar Hetimor. Për fat të keq, nuk e pamë përfundimin e punës së Komisionit Parlamentar Hetimor”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Tutje në këtë reagim, Ambasada e Zvicrës i ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit që t’ia jap mundësinë Komisionit për të përfunduar punën të cilën ka nisur.

“Ambasada e Zvicrës i bën thirrje Kryesisë së Kuvendit të japë hapësirën dhe kohën e nevojshme për Komisionin Hetimor Parlamentar për të përfunduar punën e filluar”, thuhet tutje në reagim.

Ambasada e Zvicrës poashtu kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm dhe institucionet e tjera kompetente të jenë proaktive dhe të veprojnë në pajtim me ligjin dhe bazuar në detyrimet e tyre ligjore.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me gjetjet e Komisionit Parlamentar, sipas të cilave institucionet  e Kosovës në operacionin 17 ditor për deportimin e gjashtë shtetasve turq kanë bërë 31 shkelje ligjore.

Shkelja më e rëndë e cila ka ndodhur në operacionin për deportimin e gjashtë shtetasve turq sipas ekspertit amerikan Tienmu Ma është se institucionet e Kosovës me vetëdije të plotë kanë deportuar gabimisht shtetasin Hasan Huseyin Gunakan në vend të Hasan Hysein Demir.

KALLXO.com poashtu ka raportuar edhe për përfshirjen e Ish-shefit të AKI-së, Driton Gashi në të gjithë operacionin.

Fëmijët e turkut të deportuar gabimisht kërkojnë nga Kosova të veprojë