Ambasada e ShBA-së: Ushtarët amerikanë do të mbeten në Bondsteel

Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar përkrahjen e ShBA-së për KFOR-in dhe praninë e trupave amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të ShBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Më tej në njoftim thuhet se sikurse edhe nëpër vende të tjera nëpër botë vendosja e trupave të ShBA-së i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt.

Ky reagim vjen psi në media u raportua se nëse Qeveria e Kosovës nuk do ta pezulloj taksën ndaj mallrave serbe, ShBA-ja do të tërheqë trupat amerikane nga baza në Bondsteel.

Sot gjatë ditës edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mohuar se ShBA-ja do të ndërmarr sanksione ndaj Kosovës nëse nuk e largon taksën 100%.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i sigurt, më besnik në shtet formimin e Kosovës, nuk po flas çka e kemi tani. Janë ide të çoroditura me mendu dikush që nga Shtetet e Bashkuara do të vjen ndonjë rrezikim i shtetit të Kosovës, janë njerëz të pa mençur dhe të pa dijshëm”, ka thënë ai.

https://kallxo.com/veseli-baza-ne-bondsteel-do-te-qendroje/