Promovimi i platformës për biznes-plane | Foto: KALLXO.com

Ambasada e Çekisë Ndihmon Bizneset

Ambasada e Çekisë promovoi sot një platformë online nga e cila bizneset e vogla dhe të mesme mund të shkarkojnë biznes- planet.

Biznes-planet në platformë janë krijuar nga kompanitë GEOtest dhe Alchemy Capital.

Viteslav Pur nga Ambasada e Çekisë në Prishtinë trego se kujt i dedikohet platforma nga ku mund të shkarkohen plane biznesi.

“Ky projekt është i fokusuar në biznese, programi ka për qëllim promovimin, ndihmën e ndërmarrësve në treg, faza e zbatimit do të bëhet me ekspertë çekë. Kosova ka aplikuar për këtë projekt i cili do të lansohet nëpërmjet MTI-së”, th Pur.

Ai tregoi se “projekti kushton 30 mijë euro me implementim deri në fund të vitit 2018”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu theksoi se pa një biznes-plan të mirëfilltë nuk ka as biznes të mirëfilltë.

“Pa partnerë ndërkombëtarë ne nuk mund të funksionojmë, andaj ne e falënderojmë Ambasadën çeke për një ndihmë të tillë sepse pa një program të mirëfilltë për të bërë plane të biznesit nuk mund të zhvillojmë as biznes të mirë”, tha Gërxhaliu.

Zëvendësministri në Ministrinë e Tregtisë Faton Thaçi theksoi se qeveria është duke punuar vazhdimisht në heqjen e barrierave për të bërë biznes të mirëfilltë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Duke ndërtuar një partneritet të fuqishëm në zhvillim ekonomik ne jemi duke u ndihmuar edhe bizneseve për zhvillim, ne kemi identifikuar shumë barriera që kanë bizneset dhe ne si qeveri jemi duke punuar në rregullimin e anës legjislative për te bërë lehtësira në të bërit biznes”, tha Thaçi.