Flamujt e Kosovës dhe të ShBA-së - Foto: KALLXO.com

Ambasada e Amerikës përgëzon Kuvendin për miratimin e Ligjeve të "ERA"-s

Ambasada Amerikane ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për Agjendën Evropiane të Reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.

“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në trashëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbronë ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, ka shkruar në Twitter u.d. ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.