FOTO: Facebook

Ambasada britanike kërkon mbështetje për të mbijetuarit e luftës në Kosovë

Fotografia e shfaqur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka nxitur reagime të shumta nga institucione të ndryshme.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes një publikimi në llogarinë e saj në Facebook kanë shprehur shqetësimin e tyre duke thënë se krimet e luftës duhet të hetohen nga institucionet e duhura duke ju dhënë prioritet mbështetjes ndaj të mbijetuarve.

“Ne jemi të shqetësuar për ngjarjet në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që akuzat për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, në një mënyrë që mbi të gjitha t’i japin prioritet drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet e tyre. Kjo duhet të bëhet sipas sundimit të ligjit dhe nuk duhet të nxitet nga oportunizmi i ngushtë politik”, thuhet në reagimin e ambasadës.