Alternativa e Mimoza Kusarit ushtron kallëzim penal ndaj Ardian Gjinit

Partia Alternativa në Gjakovë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetrarit Ardian Gjini, drejtoreshës së Shëndetësisë Adelina Shehu- Kola, drejtorit të QKMF-së Kujtim Zarari dhe udhëheqësit të administratës në QKMF, Musë Gjergjaj.

Përmes një komunikate për media, Alternativa ka bërë të ditur se kallëzimi penal ka të bëjë me pagesat për shërbimet shëndetësore, të cilat i kanë quajtur të paligjshme.

Përmes këtij kallëzimi penal Alternativa ka kërkuar nga Prokuroria e Gjakovës që të ndërmerren masa për aplikimin e pagesave, siç pretendojnë jo ligjore për shërbimet në Mjekësinë Familjare në Gjakovë, ndaj kategorive të liruara me ligj, siç janë pensionistët, personat me nevoja të veçanta, nxënësit dhe kategoritë tjera të parapara me aktin nënligjor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale.

Kallxo.com ka shkruar për këtë rast.

Drejtori i QKMF-së Kujtim Zarari dhe drejtoresha e Shëndetësisë Adelina Shehu Kola, të kontaktuar nga kallxo.com kishin mohuar reagimet e opozitës për pagesat e shërbimeve mjekësore pranë QKMF-së.

https://kallxo.com/qkmf-ne-gjakove-mohon-se-kane-cmime-te-ndryshme-per-bashkeatdhetaret/

.