Alma Lama, ambasadore e Kosovës në Itali - Foto: Facebook

Alma Lama Përshëndetet me Kuvendin e Kosovës

Deputetja nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka kërkuar sot për herë të fundit fjalën në Kuvendin e Kosovës, për shkak se ajo po përgatitet të shkojë me mision diplomatik jashtë vendit.

Deputetja Lama ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ia kanë besuar votën për dy mandate.

“E kam ngritur zërin për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar. E kam ngrit zërin me qindra herë për të drejtat e grave duke aspiruar për një shoqëri të drejtë. Jam sfiduar shpesh në aspektin e sigurisë, moralit dhe dinjitetin tim familjar”, tha ajo.

”Sot mund të jetë dita e fundit që mund ta marr fjalën nga kjo foltore. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Kosovës qe ma mundësuan të jem përfaqësuese e tyre në dy mandate.

Ndihem e respektuar dhe e privilegjuar që munda të hyjë në këtë sallë që është e shenjtë. Asnjëherë nuk kam vërë llogari në rrugëtimin tim politik. E përmbajtja nuk ka qenë kurrë politikë ditore”, shtoi deputetja, duke theksuar se e ka ngritur zërin për identitetin tonë kombëtar kur “kam parë që grupe ekstremiste ideologjike po e rrezikojnë atë”.

“Kam ngritur zërin edhe për lirinë e medias, në të cilën besoj fort edhe pse ato shpesh abuzuan me këtë liri edhe në raport me mua.

Edhe pse jam lënduar shpesh, ata kurrë nuk mund të lëkundin dashurinë time për Kosovën”, shtoi po ashtu deputetja e LDK-së.

“Së shpejti do të nis një rrugë të re, përfaqësimi jashtë. Më bën nder

Kosova dhe vetëm Kosova do të jetë prioriteti im”, tha në fund të fjalës së saj para deputetëve.

Për kontributin e saj Alma Lamën e ka falënderuar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.