Alma Lama e Vjosa Osmani Braktisin Seancën

Dy deputetet e Kuvendit nga LDK, Alma Lama dhe Vjosa Osmani, kanë braktisur seancën e Kuvendit e cila po zhvillohet në sallën alternative në një nga katet e sipërme të ndërtesës së Kuvendit.

Alma Lama ka lëshuar seancën pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk ia dha fjalën. Lama deshi të flasë menjëherë pasi Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, foli për refuzimin që Bashkimi Evropian ia bëri Kosovës në liberalizimin e vizave.