Albulena Haxhiu: Sot Dy Seanca të Rëndësishme

Sipas deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu sot do të mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme.

Haxhiu e kishte fjalën për shqyrtimin e dënimit të katër aktivistëve të Vetëvendosjes në Gjykatën e Apelit dhe për seancën e Kuvendit në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“Në të parën, pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve, ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë, pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi!”, shkroi Haxhiu në facebook.