Albulena Haxhiu: Komisioni nuk e ka rekomanduar Naser Shalën për drejtor

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me emërimin e Naser Shalës si drejtor të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

Haxhiu ka publikuar rekomandimin e Komisionit për Legjislacion ku thuhet që Naser Shala por as kandidatët e tjerë të Qeverisë të mos emërohen në këtë detyrë.

“Komisioni ka rekomanduar që të mos emërohen asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Qeveria, përfshirë z.Naser Shala. Ky rekomandim, as nuk është lexuar në seancë dhe kjo ka ndodhur qëllimshëm dhe kjo është shkelje e rregullave të parapara me Rregulloren e punës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Në lidhje me emërimin e Naser Shalës në krye të kësaj Agjencie ka pasur reagime të shumta. Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe e zyra e BE-së kanë reaguar në lidhje vendimin e deputetëve për ta zgjedhur Naser Shalën.

Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar një profil të Naser Shalës, i njohur ndryshe me nofkën “Fytyra”

Fytyra është mik dhe bashkëluftëtar i Fatmir Limajt.

Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë