Albright: Po ndihem sikur në shtëpinë time

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Veseli e ka falënderuar Zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.

“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli.

Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentin Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.