Foto: RamushHaradinaj/Facebook

Albright i dërgon letër falenderimi Haradinajt

Një muaj pas vizitës së saj në Kosovë, ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i cili tha se kjo letër rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, Albright në letrën e saj  ka thënë se ndjehet shumë krenare që ka ndihmuar popullin e Kosovës.

Kjo është letra e plotë e saj pa ndërhyrje:

Albright i ka dërguar  një letër falenderuese edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

https://kallxo.com/albright-i-shkruan-veselit-ndihem-krenare-qe-ndihmova-kosoven/

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ishte në Kosovë për nder të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.