Albin Kurti

Albin Kurti Zyrtarisht Kandidat për Kryeministër

“Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh i qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!”, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Dardan Molliqaj, në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Për mundësinë e nominimit të Kurtit për kryeministër njoftoi sot edhe kreu i kësaj partie, Visar Ymeri.

Në një konferencë për media, Ymeri tha se kandidati i cili i ka të gjitha atributet për të sjellë ndryshimin në Kosovë është Albin Kurti dhe se ai do ta drejtojë listën dhe LVV-në në këtë fushatë.

http://kallxo.com/ymeri-albin-kurti-kandidati-lvv-se-per-kryeminister/