Albin Kurti duke votuar. Foto: Atdhe Mulla

Albin Kurti: Sot Është Ditë Barazie

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo votoi në qendrën e tij të votimit në Fakultetin Juridik në kryeqytet. Pasi e hodhi votën e tij në kuti ai i ftoi të gjithë qytetarët ta ushtrojnë nga të gjitha komunat që ta përdorin të drejtën e votimit.

“Moti është i ngrohtë, dita është e bukur, qytetarëve u ka ardhur vera kah dera”, tha Kurti pasi hodhi fletëvotimin në kuti.

Ai i ftoi të gjithë qytetarët që pa dallim ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, apo siç tha ai për ta shprehur vullnetin e tyre politik.

Kurti e cilësoi ditën e votimit si “ditë barazie”.