Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti | Foto: Korab Basha

Albin Kurti, Pa Shtëpi e Pa Veturë

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka pasuri të luajtshme por as të paluajtshme.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës sikur edhe në deklarimin në vitin paraprak edhe këtë vit ka deklaruar se nuk ka pasuri të luajtshme por as të paluajtshme.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në AKK, deputeti Kurti ka deklaruar se bashkëshortja e tij zotëron 85 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.

Kurti ka deklaruar se të ardhura vjetore janë 18,824 euro nga paga si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në formularin e deklarimit të pasurisë Kurti thotë se nga muaji prill i 2015-ës nga paga e tij janë transferuar 4,092 euro për stafin e tij.

Deklarimi i pasurisë është obligimi ligjorë për të gjithë zyrtarët e lartë publikë.