Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla

Albin Kurti Kandidat për Lider të Vetëvendosjes

Albin Kurti mund ta drejtojë sërish Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi që ai ka kandiduar përsëri për kreun e kësaj partie.

Lajmin se Kurti është kandidat për kryetar të VV-së e ka bërë publik sekretari i Këshillit të Përgjithshëm, Erzen Vraniqi.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Vraniqi ka shkruar se si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka nënshkruar në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Erzen Vraniqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit, zgjedhje këto që është paraparë të mbahen në muajin shkurt.

http://kallxo.com/vetevendosje-nis-procesin-e-zgjedhjeve-per-kryetar/

Për zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje u vendos në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën e kaluar.

http://kallxo.com/hyseni-ne-vv-ka-mospajtime-por-jo-carje/

Ndërsa kjo mbledhje erdhi pas tensioneve të shpërfaqura brenda kësaj partie javë më parë.

http://kallxo.com/biseda-ne-viber-qe-mund-ta-ndaje-vetevendosjen/

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është Visar Ymeri, i cili kishte marrë këtë pozitë pas zgjedhjeve të mbajtura në fund të shkurtit 2015.

http://kallxo.com/visar-ymeri-merr-celesat-e-vetevendosjes/

Ndërsa, kandidati për t’u rizgjedhur në krye të VV-së, Albin Kurti, aktualisht është në paraburgim, ku po mbahet si i dyshuar në procesin gjyqësor për gazin lotsjellës të hedhur në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/mbeten-ne-paraburgim-albin-kurti-e-donika-kadaj/