Takimi Thaçi - Kurti - 13.03.2020

Albin Kurti fton Hashim Thaçin t'i hyjë garës politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi nuk është i kënaqur me kompetencat që ka.

Sipas Kurtit, Thaçi duhet të rikthehet në politikë në mënyrë që “të ketë më shumë kompetenca”.

“Presidenti nuk i është kënaqur me kompetencat që i ka. Ai duhet të bëhet fer e t’i hyjë politikës. Sepse roli i tij është ceremonial. E jo të kesh tendenca për të drejtuar apo formuar vullnete politike. Nuk i takon atij të na tregojë se çfarë qeverie i duhet vendit. Problemi me zyrën e tij është që dëshiron të ketë më shumë kompetenca. Ose duhet ta ndryshojmë Kushtetutën, gjë që s’bëhet ose le t’i kthehet politikes partiake”, tha Kurti në KTV.