Albin Kurti Flet për Vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për herë të parë lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Kurti tha se vrasja e Ivanoviqit mund të jetë mesazh i Serbisë lidhur me pushtetin mbi veriun e Kosovës.

“Po ka mundësi që janë dy shpjegime, në njërën anë është shpjegimi që Serbia dëshiron të tregojë që veriu i Kosovës, as mos t’i shkojë mendja dikujt nga Kosova që do të mund të bëhet ndonjëherë Kosovë dhe ai është vendi ku qeveris jo vetëm Serbia por qeverisin strukturat e saj të sigurimit shtetëror sepse vrasja qartazi ishte bërë në mënyrë shumë profesionale”, tha Kurti.

Mirëpo sipas tij, vrasja e politikanit mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e përfshirjes së tij në krimet e luftës.

“Dhe në këtë kuptim veriu i Mitrovicës qeveriset nga Beogradi më shumë sesa vetë Beogradi por shpjegimi tjetër është që për shkak të dënimit që ka pasur në Gjykatën dhe për shkak të dëshmitarëve të shumtë që e kanë parë Oliver Ivanoviqin në formacionet e ndryshme paramilitare… krimineli përveq tjerash është edhe dëshmitari i krimit dhe mund ta ketë eleminuar dikush pikërisht si dëshmitar të krimit në kohën kur ai ka pasë marrëdhënie shumë të këqija me Vuçiqin”, tha Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

http://kallxo.com/gjnk/fijet-e-keputura-te-kryesise-se-vv-se/

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: