Kuvendi i Kosovës

Albin Kurti e Albulena Haxhiu në Arrest Shtëpiak

Një kolegj prej tre gjykatësve i supremes ka vendosur ta përmbysë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

“Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, ashtu që ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar arrest shtëpiak”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Albin Kurtit masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri më 28 dhjetor, ndërsa Albulena Haxhiut deri më 7 janar.

Para pak ditësh, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Kurtit, Haxhiut dhe dy deputetëve tjerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga ana e deputetëve opozitarë.