Albin Kurti dëshiron koalicionin me Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka bërë të qartë sot në konferencë për shtyp se partia e tij ka vullnet për një koalicion me Lidhjen Demokratike. Një koalicion i tij sipas tij i fiton zgjedhjet dhe kthen shpresën në Kosovë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me LDK-në. Jemi të interesuar ta krijojmë paraprakisht një subjekt qe e kthen shpresën në Kosovë dhe formon një efekt sinergjik që edhe dalja të jetë masive dhe jo vetëm një fitore e madhe” ka thënë Kurti.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

LDK e Isa Mustafës është duke përmbyllur procesin zgjedhorë dhe pritet që në nisje të gushtit të ketë kryetarin e rivotuar dhe kryesinë e re.

Lidhjen e mundshme dhe kandidimi  me një listë të përbashkëte me Vetëvendosjen e ka parë si opsion edhe vet Isa Mustafa. Ai në një konferencë të mbajtur dje ka thënë se janë në bisedime por nuk e ka shprehur qartë qëndrimin se cilat do jenë rregullat dhe parimet e koalicionit të mundeshim.