5 të vdekur e dhjetëra të lënduar në 79 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, në të cilat kanë vdekur 5 persona dhe janë lënduar 23  të tjerë. Sipas njoftimeve të policisë 52 aksidente të tjera kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara nga ana e policisë gjatë 24 orëve të fundit  ka arritur në 1 mijë e 772.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 26 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Aksidenti më i rëndë ishte ai në Trudë ku vdiqën dy persona.

https://kallxo.com/video-keshtu-ndodhi-aksidenti-fatal-ne-trude/