Alarmante, në Grykën e Rugovës peshqit po ngordhin!

Shoqata “Trotfa” nga Peja gjatë ditës së sotme me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për gjendjen në Gryken e Rugovës.

Sipas njoftimit dhe fotografie që kanë publikuar Trofta është duke u dëmtuar nga mbetjet e liruara nga fabrika përreth në Lumbardhë.

Sipas reagimit të shoqatës, kjo gjendje nuk ka ndodhur sot për herë të parë. Shoqata “Trofta” kërkon ndihmë nga institucionet Lokale dhe ato Qendrore ne Parandalimin e kësaj dukurie negativë disa vjeçare.